fbpx

Macron e telefonon Kurtin, i kërkon të veprojë shpejt për Asociacionin në kontekst të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në telefon të martën me presidentin e Francës Emmaul Macron.

Kreu i Francës i ka kërkuar kreut që të veprojë shpejt për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kjo në kontekst për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për këtë bisedë ka treguar ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

“Presidenti i Republikës së Francës ka biseduar në telefon me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, këtë të martë, më 23 prill 2024”, ka shkruar ai në “X”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]