Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot se kishin regjistruar një temperaturë rekord për muajin maj, prej 50.4 gradë Celsius, diçka e paprecedentë në 20 vjet në këtë vend të Gjirit të pasur me naftë.
“Temperatura më e lartë e regjistruar në vend sot është 50.4 gradë Celsius në Al Sawameh, në emiratin e Abu Dhabit,” sipas një mesazhi të postuar nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve në llogarinë e saj në Twitter.
“Është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë (në maj) që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 2003”, i tha ai Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
Rekordi për majin kishte arritur në 50.2 gradë Celsius në vitin 2009. Vendi kishte përjetuar një muaj jashtëzakonisht të nxehtë për sezonin muajin e kaluar, me një temperaturë mesatare maksimale rekord prej 42.6 gradë Celsius, duke i shtyrë autoritetet të lëshonin rekomandime për qytetarët, duke i nxitur ata të pinin shumë ujë dhe të shmangnin aktivitetet në natyrë gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Mërkuri kishte arritur në 46.6 gradë Celsius më 27 prill, temperatura e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë për muajin prill në vend, pas një rekordi prej 46.9 gradë Celsius në prill të vitit 2012.