fbpx

Majlinda Kelmendi legjendë e xhudos botërore, futet në Librin e Ginisit për medalje të arta

nga Revista Kosovarja

Ish-xhudistja tani trajnere në këtë sport, Majlinda Kelmendi, është futur në Librin e Genisit, për më së shumti medalje të arta në sportin e Xhudos, brenda një periudhe 10 vjeçare.

Kelmendi tani e pensionuar, në karrierën e saj të jashtëzakonshme është stolisur me 18 medalje të arta në IJF World Tour, në 10 vite, nga shtatë maji 2010 deri më 24 tetor të vitit 2019.

Në një libër të botuar me emrin ‘Judo Legends’, flitet për arritjen e vajzës së artë nga Kosova ku së bashku me francezen, Clarisse Agbegnenou, mbajnë një rekord të tillë, njëra në kategorinë deri në 52 kilogram e tjera deri në atë 63 kilogram, respektivisht.

31-vjeçarja me medaljen e parë të artë u stolis në datën e lartcekur, pra shtatë maj të vitit 2010 në zuri vendin e parë në Grand Prix Tunis, duke e mposhtur në finale spanjollen Ana Zaragoza.

Krenaria e Kosovës në karrierën e saj është shpallur dy herë Kampione e Botës, në Brazil në vitin 2013 dhe në Rusi në vitin 2014.

Padyshim që Majlinda shihet si një heroinë në Kosovë, me sukseset e saj që futi shtetin tonë në hartën e botës.

Suksesi më i madh i Kelmendit mbetët arritja historike, thyerja e çdo barriere me triumfin në Lojërat Olimpike në vitin 2016 të mbajtura në Rio de Janeiro.

Aty 31-vjeçari fitoi katër lufta me garueset më të mira të kategorisë së saj, duke ngritur në podium flamurin e Kosovës, mbi të gjitha në një vend që nuk e njeh pavarësinë tonë.

Karriera e saj deri në përfundim ishte e begatshme, duke u stolisur me 44 medalje në përgjithësi, ndonëse fundi nuk ishte aq i mirë sa priste vet ajo, pasi lëndimet e kufizuan mjaft shumë.

Tani ajo ushtron rolin e trajnerës në shkollën ku ajo u rrit, mori hapat dhe u bë pjesë e Librit Ginis dhe se e ardhme e ndritur i pret sportistët që do jenë nën urdhrat e saj, duke parë përkushtimin e Majlindës për sportin e Xhudos.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]