fbpx

Majlinda Kryeziu e Betim Alihajdari me potpuri dhuratë për festat e fundvitit

nga Revista Kosovarja

Në këtë periudhë, njerëzit dëshirojnë të argëtohen sa më shumë, në mënyrë që ta mbyllin sa më bukur vitin.

Produksionet e ndryshme kanë prezantuar tashmë para publikut projektet festive, duke u dhënë mundësinë shumë njerëzve ti shikojnë ato në Youtube.

Gjithëandej po qarkullon një potpuri e mrekullueshme këngësh popullore nga Majlinda Kryeziu dhe Betim Alihajdari, të cilët ja thonë mrekullueshëm këngës sëbashku, shkruan “Kosovarja”.

Majlinda Kryeziu është nga këngëtaret e dashura të publikut, për shkak të zërit të saj të mrekullueshëm dhe këngëve qe ka sjell ndër vite.

Në vijim, dëgjoni potpurinë e mrekullueshmë të Majlindes dhe Betimit, që vjen si dhuratë për ju në festat e fundvitit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]