fbpx

Majlinda Muhaxheri shqiptarja e mirënjohur e estetikës dhe parukerisë në Gjenevë – Zvicër

nga Revista Kosovarja

Majlinda Muhaxheri është profesioniste e njohur dhe e dëshmuar e fushës së estetikës dhe parukerisë, e cila jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës, ku edhe është tejet e suksesshme.

Majlinda, na tregon se në Gjenevë ka shkuar në vitin 2009, ndërkohë që shkollën për parukiere e ka ndjekur për dy vite radhazi dhe më pas është diplomuar.

Ajo, është aftësuar profesionalisht edhe për mbjelljen dhe kthimin e qerpikëve. Majlinda thotë se e do shumë punën dhe profesionin e saj, që e bënë me dedikim të rrallë.

Majlinda, bënë mbjelljen e qerpikëve, kthimin e qerpikëve, extensions të flokëve, etj. Për të gjitha shërbimet është e diplomuar dhe çertifikuar, madje ka bërë edhe master class dhe thotë se ka 11 diploma e çertifikata nga akademitë më profesionale , por dëshira e saj për tu trajnuar e profesionalizuar në teknikat më të reja nuk kanë të ndalur .

Majlindën e bënë të veçantë perfeksioni, puna që e ofron në çdo detaj dhe që përfundohet perfekt.

Majlinda thotë: “Pas disa viteve më lindi idea të merrem edhe me estetikë ku dhe përfundova kursin për mbjelljen e qerpikëve ku nga ajo dit jam shumë e angazhuar dhe shumë e dua punën që bëjë”.

Synimi i Majlindës është që të hap studion e saj më të madhe ku do të ofroj shumë shërbime nga fusha e estetikës dhe parukerisë. Shërbimi më i kërkuar nga Majlinda është mbjellja e qerpikëve .

Majlinda nuk e ka menduar ndonjëherë të ofroj kurse po kërkesa për ti ndarë aftësitë dhe teknikat e saja të veçanta e kanë bërë Majlindën që të ketë edhe këtë synim që të realizoj ëndrrën e shumë vajzave që e duan punën e saj.

Majlinda e përshkruan vetën si një grua e thjeshtë, punëtore, profesioniste dhe tejet të përkushtuar ndaj familjes. Është e martuar dhe është nënë e lumtur e tri vajzave të mrekullueshme

Majlinda ka një klientelë të gjerë ku mundohet në maksimum që të ofroj më të mirën e saj si në produkte ashtu edhe në shërbim .

E veçantë!

Instagram :

lili_maja_lashes 

lili_beaute_geneve

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]