326
Po vazhdojnë ndryshimet në strukturat komanduese të Policisë së Kosovës.
Stacioni Policor në Gjilan tani është bërë me komandant të ri. Major Ismail Fejzullahu tani e tutje do ta mbajë postin drejtues të Stacionit.
Fejzullahu kishte udhëhequr së fundi me trafikun e autostradave, ndërsa më herët ka qenë edhe komandant i trafikut rajonal në Gjilan.
Kurse, Reshat Murseli është emëruar Drejtori i Antidrogës në Policinë e Kosovës.