fbpx

Makarona me ton dhe ullinj

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT: 350 g penne, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 5 lugë gjelle kaperi të kulluara dhe të thara me letër, 150 g ullinj të pa bërthama dhe të grirë, 400 g ton i konservuar në ujë, i kulluar, 1 lime lëkura dhe lëngu, 4 lugë gjelle djathë Parmigiano i grirë, kripë dhe 1/2 tufë borzilok.

PËRGATITJA: Në një tenxhere hidhni, shtoni kripë dhe lëreni të ziejë. Gatuani në të makaronat për 1 minutë më pak se ç’thonë udhëzimet mbi paketim.
Kullullojini, duke ruajtur një gotë nga uji dhe makaronat lërini në kullesë. Në të njëjtën tenxhere ngrohni vajin me zjarr mesatar. Kur të nxehet, shtoni kaperit dhe përziejini. Kur kaperit të fillojnë të kërcasin, ulni nxehtesinë dhe shtoni ullinjtë, lëkurën e lime-it, lëngun dhe tonin. Përziejini së bashku dhe shtoni në tenxhere makaronat dhe ujin që morët. Shtoni djathin dhe borzilokun dhe jepini shije me pak piper.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]