fbpx

Makarona të shijshme dhe të shpejta për 5 minuta

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT: 300-350 g makarona (penne në këtë rast), 500 g domate qershi, 2 thelpinj hudhra, 4-5 gjethe borziloku, piper i zi, djathë i grirë Parmigiano, vaj ulliri dhe kripë.

PËRGATITJA: Në fillim lajmë mirë domatet, i ndajmë përgjysmë dhe i lëmë mënjanë. Në zjarr vendosim një tigan me vaj ulliri e hudhrat, shtojmë domatet qershi dhe i kaurdisim për disa minuta në zjarr mesatar. Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë e kripë. Ndërkohë kur domatet të kenë lëshuar lëngun e tyre, shtojmë borzilokun, i lëmë dhe për 5-6 minuta derisa të trashet pak lëngu, rregullojmë me kripë e piper dhe e fikim zjarrin. Kur uji të ketë marrë valë hedhim makaronat dhe i ziejmë sipas minutazhit që kanë në paketim. Shtojmë pak nga lëngu i tyre te domatet, pak piper e djath të grirë , përziejmë mirë për 2-3 minuta në zjarr të ulët sa të bashkohen aromat. Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]