Një incident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku një mjet tip Opel është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë. Ngjarja ka ndodhur pak pas një përplasjeje të lehtë mes dy mjeteve që ndodheshin përpara makinës së djegur.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar nëse mjeti Opel është përplasur me automjetet e tjera përpara se të merrte flakë, apo nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes.