fbpx

Makina godet këmbësoren teksa po kalonte rrugën në Veternik

nga Revista Kosovarja

Një makinë ka goditur një këmbësore në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në lagjen Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka bërë të ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

“Rreth orës 15:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në Veternik, të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën në atë moment. Këmbësorja ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor” – tha Borovci

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]