Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar në komunën e Malishevës, ku një grua ka përfunduar në stacion policor pas dhunës fizike të përjetuar nga bashkëshorti i saj.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 21 qershor 2025, në fshatin Mirushë, ku pas një konflikti verbal, i dyshuari A.T., 33 vjeçarka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, E.T., 28 vjeçare, duke e goditur me shuplakë dhe duke i shkulur flokët.
Të dy palët janë shoqëruar në Stacionin Policor të Malishevës, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore, përpara se të intervistohej në prani të zyrtarëve për mbrojtje të viktimave dhe hetuesve të njësisë për krime familjare.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Dhuna në familje” dhe është vendosur masa e ndalimit për 48 orë.
Ndërkohë, viktima ka deklaruar se me vullnetin e saj është larguar nga shtëpia për të qëndruar tek familja e saj.