fbpx

Malishevë: Një e mitur në gjendje kome, arrestohet i afërmi i saj për sulm seksual

nga Revista Kosovarja

Një person nën moshën 18-vjeçare është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture (14-vjeç). Gazeta Express mëson se viktima dhe i dyshuari janë kushëri mes vete.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për rastin e ndodhur me 31 maj të këtij viti, por që arrestimi ka ndodhur ditën e djeshme (3 korrik).

Rasti është hapur në polici si “sulm seksual” dhe “tentim vetëvrasje”, sepse e mitura ka tentuar vetëvrasjen.

Express mëson se viktima ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në komë.

Sipas burimeve të Expressit, viktima ka tentuar edhe më parë vetëvrasjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]