Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Malsorja, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj më të fundit.
E njohur për energjinë pozitive dhe natyrshmërinë që përcjell në videot e saj, Malsorja këtë herë ka ardhur ndryshe, më elegante, më moderne dhe më e kuruar se kurrë më parë, shkruan “Kosovarja”.
Në fotot dhe videot që ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Malsorja shfaqet me një stil të rafinuar dhe një grim të lehtë por shumë të hijshëm, që i nxjerr edhe më shumë në pah tiparet e saj.
Veshja elegante dhe kombinimi perfekt i aksesorëve e kanë bërë atë të duket si një yll i vërtetë.
Ky transformim i saj, është pritur shumë mirë nga ndjekësit, të cilët kanë mbushur komentet me komplimente dhe fjalë të mira për pamjen e saj. “Yll!”, “Sa bukur po të shkon ky stil!”, dhe “Eleganca në maksimum!” janë vetëm disa nga komentet që ka marrë Malsorja në postimet e fundit.
Duket se Malsorja po eksperimenton me stilin e saj personal, duke treguar se mund të jetë njëkohësisht natyrale dhe glamuroze, pa humbur origjinalitetin që e ka bërë të dashur për publikun.
Ne mezi presim të shohim surprizat e radhës nga Malsorja!