fbpx

Mandatin e deputetes së Grida Dumës, e merr Ori Nebiaj?

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma dorëzoi sot mandatin e deputetes që mori një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.

E ndërkohë që politikania e njohur opozitare nuk sqaroi se me cfarë do të merret tani, një pyetje tjetër ka hedhur rrënjë në media: Kush do të jetë emri i cili do ta zëvendësojë ish-deputeten e PD-së?

Rezulton se pas Grida Dumës në listën e rezultateve të KQZ, kandidatja më e votuar për qarkun e Tiranës është Ori Nebiaj, e cila ka marrë 5 599 vota, por që aktualisht drejton emisionin “Për’puthen”. Nuk dihet ende se cfarë vendimi do të marrë moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar, nëse ajo do të vendosë vërtet të ndërpresë karrierën televizive për një mandat në parlament.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë.

Më kanë goditur personalisht, jam sulmuar nga hienat.Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar”,-u shpreh në fjalën e saj të dorëheqjes Grida Duma.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]