fbpx

Maqedonci: Sistemi anti-tank Javeline tashmë është fakt i kryer

nga Revista Kosovarja

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sistemi-anti tank Javeline tashmë është fakt i kryer.

Ai ka njoftuar se sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline.

“Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”, ka shkruar Maqedonci.

https://www.facebook.com/ejup.maqedonci1/posts/122169910718011792?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]