fbpx

Marc Anthony martohet për herë të katërt

nga Revista Kosovarja

Marc Anthony u martua për herë të katërt të shtunën (28 janar) teksa kurorizoi dashurinë me Nadia Ferreira pas një fejese tetë-mujore.

Muzikanti dhe ish-konkurrentja “Miss Universe” organizuan një ceremoni të mrekullueshme dhe të mbushur me yje në Muzeun e Artit Perez në Miami.

Nusja kishte veshur një fustan nga “Galia Lahav”, ndërsa dhëndri ishte veshur me kostum nga “Christian Dior”.

Dy djemtë e Marc, Cristian dhe Ryan të cilët ai ndan me ish-bashkëshorten Dayanara Torres, ishin të pranishëm në ditën e veçantë të babait të tyre.

Nadia e bëri të ditur lajmin e fejesës në Instagram me një unazë diamanti, e cila kishte një gur të madh në formë smeraldi në mes me dy gurë më të vegjël anash.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]