Modelja e njohur kosovare, Marigona Krasniqi, dhe boksieri i njohur Robin Krasniqi, u bënë prindër për herë të dytë më 15 tetor të vitit të kaluar, kur mirëpritën në jetë djalin e tyre të dytë.
Çifti, i cili është mjaft i ndjekur dhe i dashur nga publiku, tashmë po shijon jetën familjare në mënyrën më të bukur.
Së fundmi, Marigona ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer së bashku me dy djemtë e saj.
Postimi është pritur me shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët kanë vënë në dukje jo vetëm energjinë pozitive të familjes, por edhe pamjen e saj të mrekullueshme.
Pas lindjes, Marigona duket në top formë, me linja trupore të tonifikuara dhe një paraqitje që tregon përkushtimin dhe stilin e saj të veçantë.
Ajo vazhdon të jetë një frymëzim për shumë nëna të reja, duke dëshmuar se edhe pas shtatzënisë, mund të ruhet forma dhe vetëbesimi.
View this post on Instagram