fbpx

Marrëdhënia e mirë nuk është fat, ajo ndërtohet me përpjekje e respekt

nga Revista Kosovarja

Nuk ka diçka që ka emrin fat.

Po qe se shikon një çift që duhen, respektojnë e jetojnë në mirëkuptim me njëri-tjetrin mos thuaj se sa me fat janë! Në marrëdhëniet bashkëshortore nuk ka diçka që e ka emrin “fat”.
Ti nuk e di sasinë e “lëshimeve” që i ofrojnë njëri-tjetrit.
Ti nuk e di se për sa “të meta” tek njëri-tjetri ata mbyllin sytë e përpiqen t’i rregullojnë me qëllim që të bashkëjetojnë.
Ti nuk e di se sa “rrëshqitje” i tolerojnë njëri-tjetrit.
Ti nuk e di “masën e problemeve” që përballojnë e i falin njëri-tjetrit për të vazhduar jetën së bashku.
Ti nuk di “kohën” që kalojnë me njëri-tjetrin për t’u njohur më mirë.
Dashuria asnjë ditë nuk është “fat”.
Ajo është dhënie reciproke, kënaqësi e ëndrra të përbashkëta, qëndrime, meshire e durim nga të dy palët.
Në qoftë se këto cilësi nuk gjenden më në marrëdhëniet e tua bashkëshortore, përpiqu t’i krijosh që të lumturosh veten tënde së pari, e më pas bashkeshotin-en së dyti.

Autor: Mevlad Çollaku

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]