Marrëveshje me spektaklin – Robert Berisha njoftohet se do të mbajë koncert më 13 prill, ndërsa ndodhet brenda në Ferma VIP Albania

nga Revista Kosovarja

Së fundmi u bë viral një postim rreth Robert Berishës edhe pse ndodhet i izoluar në reality shoun, Ferma VIP Albania.

Ai thuhet se do të performojë më 13 prill në Austri bashkë me artisten shqiptare, Xhensila Myrtezaj.

Megjithatë, kjo ngjalli dyshime të mëdha pasi ai është akoma brenda një spektakli.

E derisa qëndronte sot (e enjte) në oborr me Albano Bogdon, këngëtari tha se ka marrë një vendim.

Roberti theksoi se do të largohet nga ky format pasi e ka të vështirë qëndrimin dhe se po i mungon e bija.

Kjo u duk si një skemë apo një marrëveshje me programin, meqë dhe ka të prenotuar një koncert.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë dhe si qëndron e vërteta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]