fbpx

“Marrim vetëm grante”: Fëmijët e braktisur, shteti i lë në mëshirë të donatorëve

nga Revista Kosovarja

Organizata “SOS Fshati” në Kosovë vazhdon të mbështetet kryesisht nga donatorët privatë për të siguruar nevojat bazë të fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Shpend Juniku, përgjegjës për mbledhjen e fondeve nga kjo organizatë, thotë se ndihma e qeverisë është e kufizuar vetëm në grante, njofton Klankosova.tv.

“Ndihma nga qeveria do të duhej të ishte më e madhe, por marrim vetëm grante, sikurse krejt organizatat e tjera. Dallimi i SOS Fshatit në Kosovë është se fëmijët jetojnë këtu 24 orë, 365 ditë në vit, deri në moshën 18-vjeçare, ndaj mbështetja duhet të ishte më e madhe”, tha Juniku, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Aktualisht, SOS Fshati kujdeset për 30 fëmijë pa përkujdesje prindërore, ndërsa njëkohësisht ndihmon edhe 600 fëmijë të tjerë që janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.

Sipas Junikut, falë donatorëve, organizata arrin të sigurojë nevojat bazë për këta fëmijë, por shteti duhet të ketë një rol më të madh në përkujdesjen ndaj tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]