fbpx

Marta Shllaku gjermanja e martur për kosovar që realizon balona dekorativ me dedikime speciale

nga Revista Kosovarja

Marta Shllaku quhet personazhi kësaj storie suksesi.

Marta është një grua e veçantë, e dedikuar ndaj familjes, punës dhe pasionit të saj. Është polake, e rritur dhe e shkolluar në Gjermani, por që prej dhjetë vitesh bashkë me familjen jeton në Cyrih të Zvicres.

Marta, që nga viti 2022 merret me dekorim-gjegjësisht me krijimin e balonit dekorativ tashmë të njohur. Balonat dekorativ, që mund të jenë pjesë e festave të diltëlindjeve, ahengjeve dhe eventeve të ndryshme, janë të shkëlqyer, kreative dhe unik.

Gjithë ide për tu marrë me këtë krijim mreslënës, i lindi kur ajo bleu një balon të tillë për kunaten e saj, e cila kishte lindur djalë. Marta, i dërgoj asaj një balon shumë të veçantë të dekoruar brenda, i cili u pëlqye shumë dhe më pas nisi ti bënte vetë. Sot, ky aksesor dekorues është bërë porosi e zakonshme për të.

Marta për “Kosovaren” tregon se dekorin më special e ka punuar për djalin e saj Liam dhe nga aty këtë punë e bënë edhe me më shumë pasion. Sot, ka klientelë të kënaqshme dhe puna e saj vazhdon të rritet dita ditës.

Ndryshe, Marta është nuse Kosove, pasi ajo është e martuar me kosovar, gjegjësisht me Ilir Shllakun me të cilin ka tre fëmijë dhe jetojnë të lumtur. Ajo e di shqipen dhe i pëlqen traditat tona.

“Në moshën 19 vjeçare në një ndëje me shoqeri jam njoftuar me Ilirin, i cili sot është bashkëshorti im. Ishte dashuri në shikim të parë. Më pëlqen shumë kultura dhe tradita shqiptare dhe për këtë arsye kam mësuar të flas dhe te shkruaj shumë mirë në gjuhën shqipe. Fëmijet e mi fillimisht e kanë mësuar gjuhen shqipe, e pastaj atë gjermane. Vajza ime Marigona kur jemi për pushime në Kosove flet vetëm shqip dhe nuk pranon që të flasë gjermanisht”, ka thënë Marta.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]