fbpx

Martesa në krizë? Hailey Bieber shfaqet në publik pa unazë

nga Revista Kosovarja

Hailey Bieber nxiti thashethemet se ajo dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber janë drejt divorcit, pasi u pa pa unazën e martesës ndërsa ishte duke dalë në New York City. Modelja u fotografua pa unazë, ndërsa doli në dy raste të ndryshme – e para ishte për mëngjes në The Commerce Inn në West Village.

Fotot e siguruara nga Page Six tregojnë se ajo mbante veshur një pallto ngjyrë kaki dhe syze dielli për daljen në natyrë, por u sigurua që ta linte në shtëpi bizhuterinë e saj me vlerë 500,000 dollarë.

Hailey, 28 vjeç, u pa më vonë atë mbrëmje me modelet Camila Morrone dhe Suki Waterhouse, ndërsa po shkonin për një mbrëmje vajzash në Chez Fifi në Upper East Side.

Për pamjen e saj të dytë, bukuroshja miliardere dukej elegante me një pallto lëkure të zezë dhe një bluzë me jakë të lartë që përputhej me xhinse me këmbë të gjera.

Thashethemet për divorc kanë kohë që e kanë ndjekur çiftin. Megjithatë, spekulimet duket se u shtuan në fillim të këtij viti pasi Hailey nuk e ndoqi më Justin, në Instagram

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]