Ditën e djeshme alpinistja, Uta Ibrahimi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni me miqtë e të afërmit.Ajo është martuar me partnerin e saj Metodi Chilimanov, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli.
Ismajli ka shpërndarë disa postime në rrjete sociale, ku shiheshin momente nga celebrimi i çiftit.
Uta e cila ka korrur sukses të madh në sportin e alpinizmit, ka shkëlqyer me fustanin e saj të bardhë.
Partneri nga ana tjetër ka zgjedhur një kostum bardh e zi mjaft elegant.Të ftuar kanë qenë figura të tjera të njohura, përfshirë edhe nga bota e sportit fusha në të cilën alpinistja ka shkëlqyer.
Ajo deri më tani ka ngjitur majat më të larta të botës, duke e bërë një nga yjet më të suksesshme shqiptare në këtë fushë.Flutura Ibrahimi e njohur më shumë si Uta Ibrahimi është një alpiniste nga Kosova, duke u bërë shqiptarja e parë që u ngjit në Mont Everest, majën më të lartë në botë.