Muzikantja dhe aktorja Demi Lovato është martuar me kompozitorin Jordan Lutes, ka mësuar “Vogue”.
Dasma u zhvillua këtë fundjavë në Kaliforni. Nusja u shfaq e veshur me një fustan nusërie nga Vivienne Westwood, transmeton Indeksonline.
“Kam qenë një fanse e disenjeve të Vivienne Westwoodit për një kohë të gjatë”, tha Demi për “Vogue”.
“Kur mendoja për stilin e veshjes që dëshiroja, shpesh kthehesha te modelet e saj, veçanërisht sepse ato i theksojnë vërtet format e trupit”, tha Demi.
Çifti u takua në studio në janar të vitit 2022, ndërsa punonin së bashku për muzikën për albumin e Demit, Holy Fvck.
Pas pothuajse dy vjetësh lidhjeje, Jordan i propozoi martesë ish-yllit të Disney-t në dhjetor 2023.