fbpx

Martohet në ditëlindjen e 93-të njeriu i dytë që shkeli në Hënë

nga Revista Kosovarja

Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë, ka bërë të ditur se është martuar në ditëlindjen e tij të 93-të.

Ai përmes një postimi në Twitter njoftoi se ka organizuar një ceremoni të vogël në Los Angeles, me rastin e martesës me parterën e tij prej shumë vitesh, 63-vjeçaren, Anca Faur.

Ai u tha ndjekësve se ata të dy ndihen aq të emocionuar, sikur të ishin adoleshentë, teksa ndau edhe dy fotografi nga dasma, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

“Në ditëlindjen time të 93-të kam kënaqësinë të njoftoj se dashuria ime prej kohësh, Anca Faur dhe unë jemi martuar. Ne u martuam me një ceremoni të vogël private në Los Anxhelos dhe jemi po aq të emocionuar sa adoleshentët”, është shprehur ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]