fbpx

Martohet Xhani Demika?

nga Revista Kosovarja

Menaxheri i njohur i VIP-ave shqiptarë, Xhani Demika, ka ngritur dyshime dhe kuriozitet të madh në rrjete sociale pas publikimit të një fotografie në Instagram, ku shihet i veshur me smoking dhe një vajzë me fustan nusërie duke i rregulluar papionin.

Fotoja, e realizuar në një kënd romantik në Novosejë të Kukësit, është shoqëruar me përshkrimin plot humor: “Po qan vëllau për atë motër. Në kokë të beqarëve”, duke lënë ndjekësit të hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një dasmë të vërtetë apo thjesht për një “ngacmim” artistik.

Komentet në postim nuk kanë munguar, ku miq dhe ndjekës të Xhanit e kanë përgëzuar me urime duke nxitur edhe më shumë spekulimet.

A është kjo një dasmë e vërtetë apo thjesht një postim për të ngacmuar ndjekësit? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]