fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Masat ndaj Kosovës varen nga rrjedha e dialogut

nga Revista Kosovarja
1 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik, mund të hiqen ose shtohen, por kjo varet nga rrjedhja e situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Kështu i tha Radios Evropa e Lirë një burim në Bruksel, që shtoi se për çështjen e masave, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë rundit të fundit të dialogut më 14 shtator.

Sipas burimit, Borrell i ka thënë Kurtit se është i gatshëm të rekomandojë heqjen e masave nëse do të raportonte për sukses në takim. Por, rundi i dialogut dështoi pa një ujdi, pasi siç tha blloku evropian, Kosova nuk pranoi një propozim të BE-së për marrëveshjen për normalizim, andaj nuk pati edhe lëvizje sa i përket masave.

Zyrtari i BE-së, i tha REL-it se masat ndaj Kosovës janë fleksibile, të përkohshme, mund të hiqen, por edhe të shtohen, pasi për to janë pajtuar 27 shtetet anëtare të bllokut të cilat nuk i vënë në dyshim masat.

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Pas takimit në kuadër të dialogut më 14 shtator, nga deklarata e përfaqësuesit të lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ishte e dukshme se lehtësuesit e këtij procesi nuk mendojnë se janë përmbushur kushtet për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo pasi Borrell deklaroi se masat që i ka ndërmarrë Kosova për shtensionimin e situatës në veri, ndonëse mirëpriten nga blloku, nuk mjaftojnë dhe nuk janë në përputhje me kërkesat dhe pritjet e BE-së.

Kosova dhe BE-ja në korrik u pajtuan për disa hapa që synojnë shtensionimin e situatës në veri. Që atëherë, Prishtina ka thënë se ka reduktuar praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Po ashtu, është hartuar edhe një udhëzim administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni.

Këto hapa të ndërmarra nga Kosova në BE janë vlerësuar si “veprime në drejtim të duhur”, por jo të mjaftueshme, sepse, sipas një diplomati me të cilin bisedoi REL-i, ato “nuk janë as të menjëhershme, as të mjaftueshme dhe nuk janë tërësisht në përputhje me kërkesat” e bllokut evropian.


Etiketa: KosovamasatDialogu

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Vasfije Krasniqi Goodman: Jam e gatshme të vdes për Kosovën

42 minuta më parë
Aktuale

Çitaku: Serbia dhe grupet paramilitare kanë faj për situatën në veri, jo Kurti

51 minuta më parë
Aktuale

Kandiq-Vuçiqit: Trego ku i morën uniformat barrikaduesit në Veri, kush i organizoi

56 minuta më parë
Aktuale

Krejt çka gjeti Policia e Kosovës deri tash nga grupi terrorist në Banjskë

1 orë më parë
Aktuale

Dërgohen në mbajtje 6 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovë

1 orë më parë
Aktuale

Osmani e shpallë të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

2 orë më parë
Postimi tjetër

Si i kthej në modë Kimete Haxhimurati-Gashi veshjet tradicionale? “Tiara Fashion” zgjedhja e parë e nuseve dhe këngëtareve

Vrasja në Podujevë, edhe pas publikimit të fotografisë, policia ende s’ka rënë në gjurmët e të dyshuarit

Gjobitet një autobus i Trafikut Urban, u parkua tek hapësira për persona me nevoja të veçanta

TË FUNDIT

Fatmir Spahiu: “Të poshtum u zgjuam në mëngjes, krenar po bime me fjete”

20 minuta më parë

Sot pas një sulmi që iu bë Policis së Kosovës në mesnatën e kaluar reaguan shumë figura publike. Edhe aktori...

5 shenjat e horoskopit më me fat për nesër

21 minuta më parë

Dashi Takime të reja parashikohen në dashuri, ndaj mos i nënvlerësoni. Do ju duhet që të zgjidhni edhe një problem...

Njoftim për varrimin e policit të vrarë Afrim Bunjaku gjatë sulmit të sotëm terrorist

23 minuta më parë

Faqja e fshatit, Samadrexha të Vushtrrisë, ka treguar se varrimi i policit të vrarë në Polici të Kosovës, Afrim Bunjakut...

Tmerrohet modelja Adrola Dushi

29 minuta më parë

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi, ditën e sotme qenka përballur me një incident. Ajo zbuloi që makina e saj...

Vasfije Krasniqi Goodman: Jam e gatshme të vdes për Kosovën

42 minuta më parë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasvije Krasniqi-Goodman ka reaguar pas sulmeve të sotme në veri nga grupet terroriste serbe, ku...

Megi Pojani trondit Instagramin me xhinset provokuese

49 minuta më parë

Megi Pojani tanimë është prezantuese në emisonin Përputhen. Ky fakt e bënë që stili i saj i veshjes unik të...

MË TË LEXUARAT

A po zbrazet bateria e telefonit tuaj më shpejt se më parë?

Haradinaj ngushëllon familjen e policit të vrarë: Afrimi është dëshmor dhe heroi i Kosovës

Rrëzohet një avion në Greqi, humb jetën piloti

Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

Ermali publikon pamje të bukura të prindërve

Këto janë tri shenjat më ziliqare të horoskopit

Gjithë arsyet pse partneri juaj vjen vonë në shtëpi

Vritet një polic i Kosovës në Veri, një mbetet i plagosur

Këto janë karbohidratet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

Polici i rënë në veri la pas vetes gruan e tre fëmijë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist