fbpx

MASHT-i shkëput kontratën kolektive me SBASHK-un

nga Revista Kosovarja

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shkëputur kontratën kolektive me SBASHK-un, të nënshkruar më 22 janar të vitit 2021.

Kontrata kolektive në fjalë ishte nënshkruar nga SBASHK dhe Qeveria e Kosovës në 21 janar 2021, gjatë kohës kur kryeministër në detyre kishte qenë Qeveria e Avdullah Hotit.

Lidhur me këtë GazetaBlic ka kontaktuar me nënkryetaren e SBASHK-ut, Vjollca Shala ku thotë se shkëputja e kontratës kolektive në një mënyrë të tillë është e paligjshme dhe sipas saj nuk i kontribon aspak dialogut social.

“Nëse shkëputja bëhet vetëm nga njëra palë, atëherë është një shkëputje e një anëshme dhe e paligjshme dhe nuk i kontribon aspak dialogut socail, ngase janë të cekura edhe procedurat se si bëhet shkëputja e një kontrate të tillë kolektive”, tha Shala.

Në letrën e MASHT drejtuar SBASHK-ut, të siguruar nga Gazeta Blic thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga MASHT-i, “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.

Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]