fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

MAShT nxjerr vendim për zëvendësimin e orëve të humbura, gjysmëvjetori i parë përfundon në janar

nga Revista Kosovarja
8 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci njofton për nxjerrjen e një vendimi në bazë të të cilit do të zëvendësohen orët e humbura mësimore. Me këtë vendim do të ndryshohet edhe kalendari i vitit shkollor, me ç’rast gjysmëvjetori i parë pritet të përfundojë me datën 27.01.2023.

Ministrja Nagavci thotë se zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit.

Ajo ka publikuar edhe datat për zëvendësimin e orëve të humbura. Anipse SBASHK-u ka deklaruar se orët e humbura gjatë mbajtjes së grevës njëmujore nuk do të zëvendësohen.

Tutje Nagavci shpreson në respektimin e vendimit të ri ku thotë se ” i është propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit”.

Postimi i plotë:

Sot kemi nxjerrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.

Me këtë vendim do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:

-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;

-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;

-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;

-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.

MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.

Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:

-Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;

-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;

-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023

Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 janë të obliguara që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit të përcaktuara më UA-05/2022.

Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin më 1 shtator, vazhdojnë punën sipas UA-05/2022.

Mësimdhënësit të cilët kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 obligohen që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023.

Institucionet e arsimit parauniversitar duhet të njoftojnë DKA-të për planifikimin e ditëve të mësimit.

Zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës. Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.

Bashkangjitur gjeni vendimin e MASHTI:


Etiketa: MASHT

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Përfundon takimi, Escobar e Lajçak kanë tri kërkesa për Kurtin

6 minuta më parë
Aktuale

Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën

37 minuta më parë
Aktuale

Zana Avdiu: Opozita s’po guxon as me u ndi nga Vetëvendosja, duhet me dalë në rrugë kundër Kurtit

41 minuta më parë
Aktuale

Escobar dhe Lajçak në zyrë te Kurti, nis takimi për zhvillimet në veri

2 orë më parë
Aktuale

Lushtaku mbush Skenderajn me flamuj amerikanë: Ishalla s’ka nevojë me shku në Mitrovicë

3 orë më parë
Aktuale

“Burdushi”: Me hajmali e fall s’e kam kriju pasurinë

7 orë më parë
Postimi tjetër

Fileto pule e mbushur me gjalpë, hudhër e erëza

Dyshonte se kishte lidhje me bashkëshortin e saj, gruaja godet me thikë 18-vjeçaren

LDK: Të mos paguhen pagat në kohë krize është e pamoralshme

TË FUNDIT

Përfundon takimi, Escobar e Lajçak kanë tri kërkesa për Kurtin

6 minuta më parë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ai dhe i dërguari...

Taylor Swift gëlltiti një insekt në skenë, momenti bëhet viral

18 minuta më parë

Taylor Swift u përball me një incident të pazakonshëm teksa ishte në skenë në turneun e saj në Chicago. Artistja...

Olta Gixhari flet për epitetet që i vunë në “Big Brother VIP”

28 minuta më parë

Aktorja e njohur Olta Gixhari nuk arrin dot të bëjë dallimin mes epiteteve që i kanë vënë gjatë qëndrimit në...

Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, vajza e vogël bashkohet me nënën

37 minuta më parë

Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vajze 6 vjeç, që në 2021 u rrëmbye nga...

Zana Avdiu: Opozita s’po guxon as me u ndi nga Vetëvendosja, duhet me dalë në rrugë kundër Kurtit

41 minuta më parë

Aktivistja, Zana Avdiu, në Pressing të T7, ka kritikuar opozitën për mos “opozitarizimin e dobët” ndaj Qeverisë Kurti. Avdiu ka...

Ja sa kushtoi fustani i Bora Zemanit në dasmën e mbrëmshme

48 minuta më parë

Ndër të ftuarit “VIP” në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e djeshme ishte edhe Bora Zemani. Moderatorja...

MË TË LEXUARAT

Ngacmohet seksualisht një mashkull në Llapnasellë

Bora Zemani shkëlqen në dasmën e Elgitit dhe Kleas

MPB mohon se ka marrëveshje për tërheqjen e njësive speciale

Vuçiq: “Nga e marta nisin negociatat për zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës”

Al Pacino po bëhet baba në moshën 83 vjeçare, e dashura e tij 29-vjeçare është shtatzënë

Qytetarët e Leposaviqit në protestë me shirita të verdhë rreth krahut

Para kafesë së parë, secila femër duhet të veprojë kështu sapo të zgjohet

Sekreti për një jetë të gjatë?

Kusari-Lila: Asociacioni veç sipas Kushtetutës

Mbi 280 të vdekur pas përplasjes së trenave në Indi

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist