Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Maskat në shi nuk kanë efekt

nga Revista Kosovarja

Maskat mbrojtëse ndaj transmetimit të koronavirusit mund të jenë më pak efektive kur vendosen gjatë shiut, kanë paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shkencëtarët.

Mbi artikull

Grupi shëndetësor dhe një numër ekspertësh kanë deklaruar që maskat kirurgjikale duhet të ndërrohen nëse lagen nga shiu dhe u kërkuan zyrtarëve qeveritarë që t’i sigurojnë publikut “këshilla të qarta” në lidhje me mbajtjen e maskave gjatë motit të lagësht, raporton The Independent.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër të Britanisë së Madhe, tha për Times se “tani do të ishte e dobishme nëse këshillat e qarta do të lëshoheshin për publikun lidhur me këtë”.

Sipas udhëzimeve zyrtare nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Britani të Madhe, njerëzit duhet të “ndërrojnë maskën nëse laget ose preket me dorë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Ngjashmërisht, këshillat nga OBSH thonë që maskat prej pëlhure duhet të përbëhen nga të paktën tre shtresa të materialit të ndryshëm. Sidoqoftë, organizata shton se lagështia mund të rrezikojë këtë mbrojtje.