Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja si është gjendja shëndetësore e Melania Trump pas infektimit me Covid-19

nga Revista Kosovarja

Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump rezultuan pozitiv me Covid-19 ditën e premte.

Mbi artikull

Infektimi i tyre bëri bujë në të gjithë botën dhe një vëmendje tepër e madhe i’u kushtua shëndetit të presidentit të SHBA.

Ai ka vjedhur të gjithë vëmendjen e mendjave duke mos lënë shumë hapësirë për të folur mbi shëndetin e Zonjës së Parë, Melanias.

Në një lidhej direkte përmes skype me gazetaren Kejda Kostreci mengjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora krah të gjithë diskutimeve mbi shëndetin e presidentit mësuam dhe gjendjen shëndetësore të zonjës Trump.

Moneytizer Paragrafi 4

Kostreci bëri të ditur se gjendja e Melanias është e mirë dhe ajo nuk ka patur probleme ndryshe nga bashkëshorti i saj i cili ditën e premte u detyrua të shtrohej në spital për një kujdes shëndetësor më të detajuar.

“Vetë fakti që presidenti shkoi në spital dhe zonja Trump ka qenë në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë tregon që ajo ka pasur një rast më të lehtë dhe ajo po ndjehet më mirë aktualisht”- tregon ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]