fbpx

Matoshi: Jo ‘selfie’ po inçizoja deputetët e Listës Serbe duke qeshur me situatën në Kuvend

nga Revista Kosovarja

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u përcoll me debate të ashpra mes pozitës e opozitës, sa që për një moment gati sa nuk ndodhi edhe një përleshje fizike mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të PDK-së.

Gjatë këtij momenti disa deputetë të tjerë u panë duke qëndruar larg rrëmujës dhe duke incizuar me telefona çdo gjë që po ndodhte.

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi ka reaguar pasi që në media u raportua se kjo e fundit në momentin tensionuese po bënte “selfie”.

Matoshi ka thënë se nuk ishte duke bërë “selfie” por po incizonte deputetët e Listës Serbe të cilët po qeshnin me situatën e krijuar në Kuvend.

“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tmerr të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tmerr të shohësh teksa kënaqen deputetët serb”, ka shkruar Matoshi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]