fbpx

Maturantët në Prishtinë festojnë ndarjen në këtë formë

nga Revista Kosovarja

Rrugët e kryeqytetit sot janë mbushur me atmosferë festive, ndërsa maturantët e shkollave të mesme kanë zgjedhur ta festojnë ndarjen nga gjimnazi në një mënyrë të zhurmshme dhe plot energji.

Nxënësit e klasave të 12-ta, të gjimnazit ‘Sami Frashëri’ janë parë duke qarkulluar me vetura në qytet, duke lëshuar muzikë të lartë dhe duke brohoritur nga dritaret e makinave.

Megjithatë, për të rinjtë, kjo ditë mbetet një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre, simbol i përfundimit të një kapitulli dhe fillimit të një tjetri.

Ndiqeni për më shumë pamjet:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]