fbpx

Mbesa e presidentit Donald Trump “u shërben” klientëve në një dyqan të ëmbëlsirave

nga Revista Kosovarja

Kai Trump, vajza e Donald Trump Jr. dhe ish-bashkëshortes së tij Vanessa Trump, ka befasuar ndjekësit në rrjetet sociale me një video të ëmbël dhe spontane të publikuar në TikTok.

Në video, ajo shfaqet duke punuar pas banakut të një pike të rrjetit të njohur Dunkin’ Donuts, ku u shërben klientëve me një buzëqeshje të ngrohtë dhe përkushtim të admirueshëm.

Në stilin e gjyshit të saj, ish-presidentit Donald Trump, i cili gjatë fushatës presidenciale të mëparshme nuk ngurroi të shërbente klientëve në McDonald’s, edhe Kai tregoi një anë modeste dhe energjike, që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Videoja ishte një moment veçmas i një vlogu që xhiroi ajo për kanalin e saj në YouTube. Kai kishte marrë me qira lokalin për një ditë të tërë, duke provuar të gjitha pijet e disponueshme në meny.

Përmes kësaj përvoje të veçantë, Kai jo vetëm që tregoi pasionin e saj për krijimin e përmbajtjes duke fituar simpatinë e mijëra ndjekësve në TikTok dhe YouTube.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]