fbpx

Mbesa e Remzie Osmanit duke bërë hapat e parë me gjyshen

nga Revista Kosovarja

Rezmie Osmani është padyshim një nga emrat më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.

Ajo konsiderohet bilbili i muzikës popullore dhe pëlqehet nga shumë gjenerata tash e disa dekada, shkruan “Kosovarja”.

Remzia tashmë është gjyshe e një mbese, që quhet Ema dhe ajo kujdeset shumë për të voglën, ashtu si na e ka paraqitur vetë në rrjete sociale.

Së fundi këngëtarja e mirënjohur ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh shumë të ëmbël me mbesën e saj, ku ajo shihet duke bërë hapat e parë.

“Me shoqen teme ❤️po shkojme ,tata-tata 🙋‍♀️” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku të dyja duken shumë të ëmbla. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]