Mbetën të izoluar në Maldive, çifti po shijon i vetëm restortin gjigant

nga Revista Kosovarja

Olivia dhe Raul De Freitas vendosen t’i takonin pushimet në Maldive, dhe për shkak të pandemisë covid-19 ata mbetën të izoluar në ishull, duke pasur vetëm për vete një resort gjigant.

Ata u nisën për Maldive më 22 mars për të shijuar një muaj mjalti (të paharrueshëm) 6-ditor në Cinnamon Velifushi Maldives.

Agjencia e udhëtimit e siguroi çiftin se do të ktheheshin të sigurt në shtëpi, pavarsisht rrëmujës që po shkaktonte pandemia, mirëpo mbetën aty.

Por gjërat rrodhën me shpejtësi dhe ata u njoftuan se Afrika e Jugut do të mbyllte gjithë aeroportet brenda 24 orësh.

Çifti nuk e dinte nëse do ia dilnin dot të ktheheshin në shtëpi për aq pak kohë, kështu, ata vendosën të qëndrojnë në resort.

Stafi, u impenjua maksimalisht për ta pasi të gjithë të tjerët ishin larguar. Ata organizuan darka romantike në buzë të detit, vunë në skenë një performancë dhe nëntë kamarierë u shërbenin vetëm atyre të dyve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]