fbpx

Mbi 10,000 serbë kanë marrë pasaportën e Kosovës nga janari

nga Revista Kosovarja

Bashkimi Evropian morri vendim që të ua heq vizat serbëve me pasaporta ilegale të lëshuara nga Serbia për Kosovën.

Megjithatë, serbet në Kosovë janë vazhdimisht duke marrë edhe pasaportën e Republikës së Kosovës.

Madje, sipas Blerim Camajt, Drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, nuk është pritur një numër i tillë.

“Totali në komunat me shumicë serbe, që i konsiderojmë kërkesa të qytetarëve serb, që nga 1 janari e deri më sot është mbi 10,000 mijë qytetarë që janë pajisur më pasaporta dhe kërkesa është vazhdimisht në rritje”, ka thënë Blerim Camaj, drejtor i Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Prej komunave veriore qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut janë me numrin më të madh të pajisjes me pasaporta të Kosovës, me afro 2000 sosh.

Camaj thotë se marrja e tyre nuk vonon, dhe jepet në bazë të afateve ligjore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]