fbpx

Mbi 3 mijë lindje në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së gjatë këtij viti, numër i madh i lindjeve me operacion

nga Revista Kosovarja

Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje.

Shifra të mëdha të lindjeve me operacion janë regjistruar gjatë këtij viti. Plot 1247 lindje nga to janë kryer me operacion.

Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme.

Lajm shumë i mirë është fakti se deri tani gjatë këtij viti nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]