fbpx

Mbi 50 të vdekur dhe 700 të lënduar ndërsa tërmeti prej 5.6 ballësh goditi Indonezinë

nga Revista Kosovarja

Më shumë se 50 njerëz kanë gjetur vdekjen dhe rreth 700 janë lënduar pas një tërmeti që tronditi ishullin kryesor Java të Indonezisë të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit janë përpjekur të arrijnë të mbijetuarit e bllokuar nën rrënoja pasi tërmeti u përcoll me dridhje të tjera më të vogla.

Guvernatori i Java-s Perëndimore, Ridwan Kamil konfirmoi se janë 56 të vdekur nga tërmeti.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 5.6 ballë ishte me qendër në rajonin Cianjur në provincën Java Perëndimore në një thellësi prej 10 kilometrash.

Agjencia e motit dhe gjeofizikës BMKG theksoi se nuk kishte potencial për një cunami.

Cianjur është rreth 100 kilometra në jug të Xhakartës dhe tërmeti është ndjerë fuqishëm në kryeqytet dhe në zonën përreth.

https://twitter.com/noturlivan/status/1594669820733140994?s=20&t=LXzcjGMX0mQuGiyZIQc3-g

Herman Suherman, kreu i administratës së qytetit të Cianjur, Java Perëndimore, i tha kanalit të lajmeve Metro TV se rreth 700 njerëz ishin lënduar.

Ai shtoi se “të paktën” 300 njerëz po trajtoheshin vetëm në një spital në qytet.

Të afërmit e viktimave po mblidheshin në spitalin Sayang, shtoi ai, duke paralajmëruar se numri mund të rritet pasi fshatarët mund të jenë ende të bllokuar në rrënoja dhe shumë familje në fshatra nuk ishin evakuuar ende.

https://twitter.com/PHarujim13/status/1594670098895106048?s=20&t=q_KCRTi6DVGZNWEDaFK0kw

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]