Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platofrmën e-Kosova.
Sipas ministrisë, deri sot kanë aplikuar gjithsej 151 mijë e 80 prindër për subvencionim për tekste shkollore.
“Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, MAShTI tha se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, sipas ministrisë, çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitimin e mjeteve.