fbpx

Mbrëmjen e djeshme Monika kishte të njëjtin fustan që Arjola veshi dikur në “Shiko kush LUAN”?

nga Revista Kosovarja

Kur dy personazhe përdorin të njëjtën veshje në daljet e tyre publike me siguri gjëja e parë që na shkon ndër mend është “kujt i shkon më shumë”?

Xing-un e radhës e bëri Monika Lubonja me Arjola Demirin. Mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip, Monika kishte veshur të njëjtin fustan që Arjola kishte 2 vite më parë në “Shiko Kush LUAN”.

Në ngjyrë lejla, me rrudha në dekolte dhe me gurë te pjesa e krahut, si Monika, ashtu dhe Arjola shkëlqenin. Fustan fantastik, për aq kohë sa na tërhoqi vëmendjen dhe pas dy vitesh!

Të dyja vajzat u eliminuan mbrëmjen e djeshme nga BBV një javë para finales.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]