fbpx

Mbretëresha e bukurisë: Burrat nuk më afrohen sepse jam e bukur

nga Revista Kosovarja

Modelja dhe sipërmarrësja britanike Harriotte Lane (24) beson se burrat e moshës së saj nuk i afrohen sepse “frikësohen nga pamja dhe stili i saj i suksesshëm i jetesës”.

Në një intervistë me Kennedy News, ajo tha se ata shpesh e shohin si të paarritshme.

Edhe pse beson se shumë burra janë shumë të pasigurt për t’iu afruar, Harriotte thekson se aktualisht është e lumtur që është beqare dhe po shijon udhëtimet dhe jetën luksoze që thotë se ka krijuar për veten.

“E di që personi i duhur do të vijë në kohën e duhur, por tani për tani jam shumë e lumtur që po përqendrohem në atë që kam”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]