Ajo aplikon një nga dietat më të shëndetshme dhe praktikon këto stërvitje.
Sekreti i figurës në formë të mbretëreshës spanjolle është në këtë lloj ushqimi dhe stërvitjeje të kombinuara.
Mbretëresha spanjolle Letizia në moshën 50-vjeçare merr komplimente kudo që shfaqet për figurën e saj të jashtëzakonshme.
Ajo konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë dhe pushton me karizmin dhe sofistikimin e saj.
Ajo ia atribuon meritën për dukjen e saj një menyje të veçantë dhe një mënyre ushtrimi që i përmbahet vazhdimisht. Letizia thotë se ky është sekreti i formës së saj të mirë.
Mbretëresha zgjohet në 7 çdo mëngjes dhe e nis ditën me një lloj të veçantë joge që thekson saktësinë dhe harmoninë. Pozat mbahen më gjatë se mesatarja për të ndërtuar forcën dhe tonifikimin e muskujve.