fbpx

Mbyllen hapësirat ajrore në Lindjen e Mesme, linjat ajrore ndërkombëtare anulojnë fluturimet

nga Revista Kosovarja

Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit të premten, disa linja ajrore të mëdha ndërkombëtare kanë anuluar, shtyrë ose ndryshuar rrugët e fluturimeve të tyre. Në mesin e këtyre janë linjat e Emirateve të Bashkuara Arabe, Etihad, Qatar Airways, Air India dhe Lufthansa.

Ndërkohë, linja ajrore siriane ka pezulluar gjithashtu fluturimet, ndërsa Jordania dhe Iraku kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, raporton AP.

Siria gjithashtu ka njoftuar mbylljen e plotë të hapësirës së saj ajrore, duke shkaktuar ndryshime të mëdha në trafikun ajror ndërkombëtar në Lindjen e Mesme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]