fbpx

Mbyllen këto rrugë të hënën, shënohet Dita e Evropës

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës njofton se kryeqyteti të hënën shënon Ditën e Evropës dhe për këtë do të mbyllen disa rrugë, shkruan Gazeta Sinjali

Për shkak të disa aktiviteteve që pritet të mbahen diten e hënë, rrugët “Goerge Bush”, “Garibaldi” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës do të mbyllen prej orës 09:00 deri në 17:00, ka bërë të ditur komuna.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur qytetarë,

Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 5.00 pasdite këto rrugë do të jenë të mbyllura:

– Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktiviteti ‘Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes’, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat, trotinetet apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]