Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Qytetarët njoftohen se, për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.

Mbi artikull

Sipas njoftimit, mbyllja do të hyjë në fuqi më 13 korrik 2026, në ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 16 korrik 2026, në ora 20:00.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët këshillohen të shfrytëzojnë rrugët alternative:

Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
Rruga “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani”.

Moneytizer Paragrafi 4

Komuna e Prishtinës bënë të ditur se lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet përmes sinjalizimit përkatës dhe personelit në terren.

Qytetarët ftohen për mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në përfundimin e punimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]