fbpx

Mbyllja e grupit famëkeq “Albkings” dhe arrestimi i 7 personave – reagon ministrja Haxhiu

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për mbylljen e grupit famëkeq “AlbKings” dhe arrestimin e 7 personave. Ndaj këtij lajmi ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu ka shkruar se “”Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”.

“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, shkroi ajo.

Reagimi i plotë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]