Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Mbytet në det aktori i njohur

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur i “The Cosby Show”, Malcolm-Jamal Warner, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Ai vdiq si pasojë e mbytjes, ndërsa ishte me pushime me familjen në Kosta Rika.

“Rreth orës 14:00 të dielën, Warner ndodhej në det dhe u zhyt në një rrymë e fortë”, thuhet në një deklarate të policisë, e siguruar nga The Post.

Ai u nxor nga uji nga persona që ndodheshin pranë plazhit Cocles, në Limon dhe u dërgua në breg, ku Kryqi i Kuq i Kosta Rikës tentoi ta sillte në jetë, por për fat të keq ishte vonë. Aktori u shpall i vdekur në vendngjarje.

Shkaku i vdekjes është përcaktuar si asfiksim nga mbytja, sipas autoriteteve.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare aktori i njohur

I nominuar për Emmy, Malcolm la pas bashkëshorten dhe një vajzë, emrat e të cilave nuk janë bërë publikë, pasi aktori i ndjerë shquhej për faktin se ishte njeri shumë privat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]