48
Një 13-vjeçar është dërguar pa shenje jete në Spitalin e Gjakovës, pasi dyshohet të jetë mbytur në pishinë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Gjakovë 06.07.2021 – 15:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç dyshohet se është mbytur në pishinë. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion,” thuhet në raportin e Policisë.