fbpx

Mc Beka flet për eksperiencën në Big Brother, ka një mesazh për banorët e rinj

nga Revista Kosovarja

Edicioni i dytë i Big Brother Vip Kosova po fillon më 20 tetor.

Para ekraneve tuaja do të shpalosen shumë befasi, të cilat po priten me padurim nga të gjithë.

E padyshim që nuk e keni harruar edhe suksesin e edicionit të parë dhe popullaritetin që i ka dhënë ky format televiziv ish-banorëve. Një ndër ta, është edhe Mc Beka, i cili ekskluzivisht për Klankosova.tv është shprehur për përvojën e tij në këtë sensacion mediatik.

Ai është shprehur se edicioni i parë i BBVK-së ka qenë eksperiencë shumë e shkurtër, dhe e ka prezantuar veten si një person të thjeshtë dhe jo siç e njeh publiku si artisti “Mc Beka”.

“Unë jam shumë i kënaqur me performancën time, po të ishte vetëm edhe 2 orë, ka qenë një eksperiencë e mirë”, ka thënë ai.

Artisti për edicionin e dytë të Big Brother Vip Kosova dhe banorët që do të jenë pjesë e tij e pati një mesazh.

“Banorëve të këtij edicioni ju uroj maturi në nivelin më të lartë që ta mbrojnë atë peshën e madhe që e kanë që quhet VIP dhe sa ma shumë të kënaqen”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]